Mziu kërkon ndjesë për deklaratën që dha dje

Shares

Kandidati i PD në Dibër , Xhelal Mziu kërkoi falje sot në lidhje me një deklaratë që ka dhënë një ditë më parë pas skandalit të Maqellarës ku u kapën zyrtarë të PS duke shpërndarë para për vota.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, deklaron Mziu.

Një ditë më parë Mziu tha pas kapjes së makinës me para në Maqellarë, se edhe Partia Demokratike ka grupet e saj në terren. Cdo person i dyshimtë tha ai, do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit. Dy ditë më parë në Elbasan mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë gjatë një tentative të dyhsimte për blerje votash në Elbasan. a.b

https://www.facebook.com/mziuxhelal/videos/758132571510914/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...