Vendimi i Strasburgut: Ndalohen të preken serverat e Lapsi.al

Shares

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi sot që të ndalojë  sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të Lapsi.al, në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të mbi 900 mijë qytetarëve. Gjykata vendosi dje në një seancë gjyqësore që asnjë e dhënë të mos preket nga institucionet shqiptare deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Vendimi i GJEDN erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al. Avokati Dorian Matlija me kërkesën e dy botuesëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, e referoi çështjen në Strasburg.

Ndalohet që të preken serverat apo çdo pajisje elektronike që i përket Lapsi.al,”-shkruhet ndër të tjera në vendim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...