Transparency International/ Vjedhja e të dhënave hedh hije mbi zgjedhjet e së dielës

Shares

Transparency International deklaroi sot se PS mpri të dhëna të qytetarëve për ti përdorur që të mbajë pushtetin.

“Autoritetet shqiptare duhet, pa ndonjë vonesë të mëtejshme, të përcaktojnë nëse partia në pushtet mori të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat qeveritarë”, thuhet në një reagim të Transparency International sot.

Në deklaratë thuhet se Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet gjithashtu të hetojë urgjentisht nëse partia në pushtet abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitore gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

“Në 11 prill, një portal mediatik shqiptar publikoi një bazë të dhënash që përmban të dhëna personale dhe informacione private të 910,000 individëve, të supozuar të mirëmbajtur nga Partia Socialiste në pushtet.

U zbulua – dhe që atëherë u konfirmua – se patronazhistëve u ishte caktuar që të ndiqnin votuesit dhe preferencat e tyre politike. Komentet shtesë, të regjistruara nga patronazhistët, raportohet se detajojnë ndërveprimet e tyre me qytetarët, me disa raste që arrijnë deri te frikësimi i mundshëm i votuesve”, thuhet në reagim.

Daniel Eriksson, Drejtori Ekzekutiv i Sekretariatit të Transparency International tha se dështimi për ta hetuar çështjen do të “hedhë një hije mbi zgjedhjet e së dielës.”

Gjatë viteve të fundit ne kemi parë një tendencë alarmuese të vjeljes së të dhënave personale për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Nëse vërtetohet akuza se partia në pushtet ka mbajtur një databazë të përbërë nga informacione personale dhe private të marra në mënyrë ilegale për 910 mijë votues, kjo do të përbëjë jo vetëm thyerje të të dhënave por edhe thyerje të besimit publik,” deklaroi ai.

“Është e pakuptueshme se si zyrtarët e qeverisë kanë nënvlerësuar seriozitetin e këtyre zbulimeve,” shtoi ai. “Dështimi për të hetuar dhe dënuar keqbërjet do të hedhë hije dyshimi mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Ne i bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë të mbajnë shënim këto probleme si pjesë e vlerësimit të tyre,” deklaroi Eriksson.  a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...