Basha në Open, policia shkoi para përplasjes me armë

Shares

Kryetari Basha tha se policia ka gënjyer kur tha se ka arrestuar ish efektivin e RENEA, Arbër Paplekaj.
“Ai është vetdorëzuar. Ka pasur një incident, unë kam shtirë, nuk di nëse arma ime ka vrarë apo jo, le të hetojmë”, tha Basha duke iu referuar burimeve ndërkombëtare që kanë supervizuar këtë ngjarje të rëndë.

Basha iu beri thirrje gazetarëve dhe të tjerëve që të mos bëjnë prokurorin dhe gjykatësin për rastin por të presin hetimin.

Basha në Top Channel: Në 25 prill, ose demokraci dhe ndryshim, ose kriminelët. Rama e di se do humbë, prandaj provon truket e vjetra. Nuk do tia dalë. Ai ka humbur.

Për 8 vite me radhë Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave. Këto banda kanë bërë aleancë me Edi Ramën dhe i kanë shërbyer atij për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me dhunë, me shantazh dhe me blerje votash. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Edi Rama nuk do të kishte dështuar këto 8 vite, t’ju jepte shqiptarëve shtetin e së drejtës, një polici funksionale, një prokurori funksionale sepse bandat që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale janë treguar për më shumë se 6 javësh me emra dhe mbiemra, me targa automjetesh, në SPAK, në polici, në shërbimin informativ dhe tek partnerët tanë. Ndërkohë që shteti është tërësisht nën gjunjë para tyre. Këta janë persona me precedent të rëndë penal. Janë njerëz që kanë goditur makinat e drejtuesve të policisë dhe nuk janë ndaluar. Janë njerëz të cilët kanë dhunuar qytetarët në mes të ditës dhe nuk janë prekur. Janë njerëz që edhe ditën e djeshme nuk u ndalën, megjithëse policia ndodhej në vendngjarje prej më shumë se 20 minutash, për të nxjerrë armët e tyre, armët e krimit dhe për të shkaktuar këtë ngjarje shumë të rëndë. Por një gjë është e sigurt, vota më 25 prill është votë për t’i dhënë fund kohës kur një kryeministër që e di që ka humbur, që e pret humbja më 25 prill, i kthehet marifetit të shitblerjes së votës. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...