Meta: I përvëlova skenarin Damianit në Vlorë, PS ka skenar për lagjen 10 në Tiranë ku votimi është elektronik

Shares

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj Damian Gjiknurit i cili sipas tij po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në këtë qark.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit tha se përfqësuesit e PS e dinë shumë mirë se çfarë mund t’iu bëjnë vajzat dhe gratë e Vlorës vagabondëve.

Doni provë më të madhe se biseda telefonike para pak ditës, ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Por atje ka burra pushke, kur bëhet fjalë për sovranitetin. Ju e kuptoni se cfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëve vajzat dhe grave shqiptare, sepse ata janë mësuar me çimka, janë dënuar dhe jashtë për trafikim vajzash. Presidenti as nuk i shet, as nuk i trafikon kurrë, por do mbrojë identitetin e vajzave dhe grave shqiptare. Këtë ta dijë ai dhe guruja i tij. Nesër e njoftoj Damianin se jam në Vlorë prapë. Është i ftuar të vijë, po ja bëj këtë favor. Skenari është përvëluar, nuk ekziston më. Unë do të jem në Vlorë edhe ditën e numërimit, ta dinë të gjithë. Nëse kanë marrë lekë, le t’i mbajnë, por të kenë mendjen në mësim.”

I pyetur nëse ka përplasje brenda LSI në qarkun e Vlorës, Presidenti deklaroi se nuk ka asnjë interes për forcën në fjalë. Ai pretendon mes të tjerash se PS ka skenar për ndërhyrje në njësinë nr.10, ku pritet që të votohet elektornikisht.

Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe e dini, kështu që i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të mos intimidohen. Ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10, te votimi elektronik, që do jetë votimi i parë në Tiranë. Ka shumë skenarë. Ju kam dhënë fjalën që më 25 prill do të triumfojë referendumi, në thelb të së cilit janë liria dhe demokracia.” a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...