Partia Demokratike hap nesër zyrtarisht fushatën elektorale. Takimi bëhet në orën 17:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’. Fushata do të nisë ditën e nesërme në Tiranë për të vazhduar më pas në qytetet e tjera të vendit.
Ora e vendosur nga PD është një orë para asaj të vendosur nga Partia Socialiste.
Nesër hyn në fuqi urdhri i Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët lejojnë grumbullimet, duke hequr kufizimin e mbledhjeve deri në 10 persona. Po ashtu nesër, skandon edhe afati për masat e tjera të vendosura nga qeveria, ndërsa pritet që të ketë shtyrje edhe të orës policore. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












