Gjyqtarja Irena Gjoka zgjidhet zëvendës kryetare e Gjykatës së Posaçme në vend të Sandër Simonit që do të shkojë në Gjykatën e Lartë.
Në garë ishin dy kandidatura, ku pasi u lexuan të gjithë fletët e votimit, u përzgjodh gjyqtarja Irena Gjoka, si zëvendeskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Njoftimi i Gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zhvilloi sot më datë 24.03.2021 procesin e votimit për zgjedhjen e Zëvendes Kryetarit të kësaj Gjykate. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami. Në bazë të Ligjit Nr. 98/2016 “Për Organizimin e pushtetit gjyqësor nëRepublikën e Shqipërisë dhe në zbatim të njoftimit dhe vendimit nr. 7, datë 21.12.2018 të “Rregullores për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zevendëskryetare të gjykatave, u paraqitën dy kandidatatura, konkretisht: Gjyqtarja Irena Gjoka Iliriana Olldashi. U zhvillua procesi i votimit dhe në përfundim, pasi u lexuan të gjitha fletët e votimit, u përzgjodh gjyqtarja Irena Gjoka, si zëvendeskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












