KAS rikthen listën e parë të kandidatëve të PD, rrëzon vendimin e Celibashit

Shares

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranoi sot kërkesën e Partisë Demokratike, për listat e veta shumëemërore që u depozituan një javë më parë në KQZ duke rrëzuar vendimin e KQZ.

PD dorëzoi pas korigjimit të listave më shumë se 200 kandidatë, ndërkohë KQZ e shkurtoi listën deri në 153 emra në listat shumëemërore.

“Me shumicë votash, KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetëror të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021”, tha kreu i KAS.

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso tha para se të merrej vendimi se dispozita nuk pasur kufi maksimal por vetëm minimal.

“Dispozita nuk përfaqëson tavan, por një gjë tjetër, ky numër të jetë i plotpjesëtueshëm me tre, të paktën 1 në çdo tre kandidatë të materializohet dhe të jetë real edhe në praktike. Në çdo zonë zgjedhore janë të plotpjesëtueshëm me 3.

Vlerësojmë që listat janë në përputhje të plotë me dispozitën ligjore. Gjithmonë ka përmbajtur dyshemenë e nevojshme të cilën subjektet zgjedhore duhet të paraqesin në listën shumë emërore.

Numri i kandidateve nuk mund të jetë më i vogël se sa numri i mandateve që duhet të zgjidhen në zonën përkatëse. Kjo do të mohonte të drejtën e partive në koalicion, që partitë të kishin të paktën një kandidat të tyre në çdo qark”, tha Kaso. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...