SI TË PËRFSHIHESH/ Bardh Spahia promovon të rinjtë inovatorë gjatë Milano Digital Week

Shares

Të rinjtë shqiptarë, të apasionuar pas teknologjisë dixhitale, kanë tani një mundësi të re për të shfaqur talentin dhe për t’u vlerësuar për idetë e tyre. Kjo mundësi po konkretizohet përmes projektit “Future Albania”, i mbështetur nga shoqata “Ali Spahia” dhe kompania italiane Campus Party. Ajo organizon çdo vit në Milano takimin më të madh të të rinjve për revolucionin dixhital, “Milano Digital

Week”. Zëvendëspresidenti i shoqatës, Bardh Spahia, e promovoi projektin “Future Albania” në “Milano Digital Week”, i cili këtë vit, për shkak të pamdemisë, u realizua online.
Megjithëse në kulmin e fushatës elektorale, si kandidat i PD në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, është angazhuar me këtë projekt të rëndësishëm për promovimin e të rinjve të talentuar. Gjatë fjalës në “Milano Digital Week”, Bardh Spahia shpjegoi se çdo i ri novator mund të
të bëhet pjesë e këtij projekti me ide që kontribuojnë për zhillimin e vendit, me fokus në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.

“Me këtë thirrje dëshirojmë që çdo i ri shqiptar të japë kontributin e vet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet vendi çdo ditë, me fokus të veçantë Shëndetësinë dhe Arsimin. Këto 2 fusha, përveçse janë misioni kryesor i shoqatës sonë, janë fusha me impakt madhor në jetën e të gjithëve, ku kontributi i të rinjve mund të sjellë ndryshim.”- tha Bardh Spahia në fjalën e tij në “Milano Digital Week”

Shoqata hamanitare shkencore “Ali Spahia” synon që me projektin “Future Albania” t’u krijojë të rinjve mundësi për të realizuar idetë e tyre në fushën e teknologjisë dixhitale, si dhe të fitojnë njohuri e të krijojnë lidhje me punëdhënës apo investitorë për idetë e tyre.

Në www.futurealbania.org jepen të gjitha detajet e projektit, që nga data e pranimit të ideve, 1 Prill-30 Maj, deri tek shpërblimi për çmimin e parë dhe të dytë.

https://fb.watch/4o9s9ggVO0/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...