Zëvendës ministri Julian Hodaj është përplasur me ish-drejtorin e Policisë, Arben Hajdarmataj, teksa flisnin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ndërsa të dy ishin të ftuar në ‘Open”.
Hajdarmataj i kërkoi Hodaj të përmendë emra në lidhje me të akuzuarin për atentatin ndaj prokurorit, duke shtuar se meqë e konsideron veten të ‘shplarë nga ndikimet e politikës’, duhet të flasë me emra.
Debati:
Julian Hodaj: Fole për prokurorin, si u plagos prokurori?
Arben Hajdarmataj: Në makinën e tij….i jepte shoferi i tij, që vdiq ndjesë pastë…
Julian Hodaj: Çfarë u gjet në makinën e tij, dosjet që duhet të ishin në prokurori
Arben Hajdarmataj: Shpifje, veç e keni bërë sajesë, nxjerre publikoje
Julian Hodaj: E ke në njoftimin zyrtar more zotëri, më vjen keq për prokurorin, por…
Arben Hajdarmataj: Edhe ai që akuzohet për vrasjen, deri më sot, është lidhje e Partisë Socialsite
Julian Hodaj: Ke qenë officer policie të lutem nuk lejohet
Arben Hajdarmataj: Pse nuk guxon ta përmendësh? Meqë je kaq i shplarë….
Julian Hodaj: I shplarë, ç’domethënë i shplarë?
Arben Hajdarmataj: Kështu je alamet burri ti, i shplarë nga këto ndikimet po them… a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












