“ Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën”

Shares

Kandidati i PD në Elbasan, Gazment Bardhi reagon ndaj Rames duke i kujtuar Ramës se ai është në garë për llojin e Gjergj Lucës, oligark dhebjo për qytetarët.

Nuk jemi ne gare me alternativen e Rames, oligarkun Gjergj Luca, por per njerezit dhe hallet e tyre, thekson Bardhi.

Komenti i Bardhit:

Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla.

Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria.
Zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t’i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi.
Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën. Kjo është alternativa e Edi Ramës.
Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...