Mësohet skenari i krimit që i mori jetën sot Edmond Kocit.
Edmondi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Viktima ka dalë nga makina për të pyetur ca ka ndodhur, nderkohë një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin. Ata
Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një mjet tip Benz me targa te vjedhura ne Tiranë, i cili eshte braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.
“Trupi i viktimës është enda brenda në makinë. Sipas informacioneve paraprake viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia e tij i është bërë atentati nga personat ende të paidentifikuar. Ka qenë një apo shumë persona nuk dihet. Makina e dyshuar që u përdor në atentat është gjetur më vonë e djegur. Bëhet fjalë për një mjet tip Benz. Janë shoqeruar persona të pranishëm. Sipas informacionit zyrtar të policisë nuk thuhet që ka pasur persona të tjerë me të gjatë atentatit. Ka qene duke udhetuar me shofer. Nje mjet i ka prere rrugen dhe Edmondi ka dale per t’i pyetur cfare ka ndodhur. Ne kete moment eshte qelluar për vdekje. Mendohet se janë shoqeruar 8 persona dëshmitarë deri më tani,” tha gazetarja e Fax News nga Durrësi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














