COVID/ Humb jetën mjekja endokrinologe Valentina Lile

Shares

Ka humbur jetën nga covid një mjeke tjetër. Ajo është dr. Valentina Lile, mjeke endokrinologe.. Lajmin e ben të ditur familjarë të saj përmes rrjeteve sociale.

”Flama e copëtoi dhe familjen tonë. Një mjeke endokrinologe më pak për Shqipërinë, një vend bosh në familjen tonë, në zemrat tona.

Dr. Valentina Lile, halla ime e dashur, humbi betejën e tmerrshme dhe plot vuajtje me Covid…

Halla jonë gojëëmbël me të gjithë, doktorresha e apasionuar pas leximit dhe studimit, që nuk humbiste asnjë konferencë ndërkombëtare…

Një ikje e padrejtë, e parakohshme, një dhimbje e papërshkrueshme, një humbje e madhe.
Kur një mjek ikën, humbet e tërë shoqëria. Me ikjen e doktorreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës. Sa pacientë ka ndjekur, sa ka shëruar, sa e kanë uruar”, thuhet për të në një postim të njerëzve të afert të saj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...