Një ditë pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese, Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar urdhrin e para pak ditëve për kufizimet duke caktuar një datë në lidhje me përfundimin e kufizimeve.
Sipas urdhrit të firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu, kufizimet që deri tani kanë qenë në fuqi deri në një urdhër të dytë, tashmë do të jenë në zbatim deri në 25 mars, pra një muaj para zgjedhjeve.
Por ndërkohë vendimi i Kushtetueses nuk ndalon që komiteti të mblidhet me 25 mars dhe të caktoje kufizime të reja por me afat, pasi kërkesa e kushtetueses është afati. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











