Qeveria heq përgjegjësinë për vaksinimin me astrazeneca, sot mësuesit vaksinohen me deklaratë aprovimi

Shares

Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar sot të gjithë mesuesve dhe pedagogëve të planifikuar për të bërë vaksinën astrazeneca të bëjnë një deklaratë personale.

Mësuesit do të bëjnë deklaratën para marrjes së vaksinës. Përmes deklaratës ata marrin përsipër pasojat. Deklarata ka vlerë njësoj si për personat që bëjnë operacion dhe para së të operohen bëjnë një deklaratë.

Deklarata largon nga përgjegjësia autoritetet nëse injektimi i vaksinës do të jetë pasoja për ndonjë mësues apo pedagog dhe përgjegjësia i mbetet personit.

Ky është rasti i parë që qeveria kërkon deklaratë para vaksinimit ndërkohë që deri sot nuk ishte ndjekur një praktikë e tillë.

Qeveria shqiptare po lejon aplikimin e astrazenecës ndërkohë që shumica e vendeve evropiane e kanë bllokuar atë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...