Prokurorët italianë sekuestrojne vaksinën astrazeneca pas vdekjes së një personi

Shares

Prokurorët në rajonin verior italian të Piemontes sekuestruan 393,600 doza të vaksinës AstraZeneca për COVID-19, pas vdekjes së një personi disa orë pasi ai kishte bërë vaksinën.

Vendimi përfaqëson një goditje tjetër të imazhit të vaksinës së AstraZeneca në Itali dhe do ta pengojë akoma fushatën e qeverisë për imunizimin kundër koronavirusit, njofton Reuters.

Të dielën qeveria rajonale e Piemontes pezulloi përdorimin e dozave ABV5811, pasi Sandro Tognatti, një mësues muzike 57 vjeç, u sëmur dhe vdiq në rrethana që nuk janë sqaruar ende.

Magjistratët në Siçili urdhëruan sekuestrimin e një sasie të veçantë të vaksinës AstraZeneca javën e kaluar pas vdekjes së papritur të dy burrave të cilët ishin vaksinuar kohët e fundit.

Mësuesi Tognatti e kishte bërë dozën e tij të vaksinës të shtunën pasdite, u tha e shoqja gazetave italiane. Atij i filloi një temperaturë e lartë gjatë natës dhe u ndje përsëri i sëmurë të dielën në mëngjes. U thirr një ambulancë, por ai vdiq pak më vonë.

“Prandaj është e rëndësishme të sigurohemi që administrimi i vazhdueshëm i ilaçit në të gjithë vendin nuk çon në pasoja të mëtejshme të dëmshme ose fatale … derisa të jemi plotësisht të sigurt se vdekja e (Tognatti) nuk mund t’i dedikohet vaksinimit të lartpërmendur, ” tha në një deklaratë prokurorja Tereza Angela Camelio. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...