Kryetari i bashkisë se Tiranës ka mbajtur 4 vjet pa kontratë duke paguar shpenzimet me paratë e qytetarëve për zyrat e Bamir Topit.
Veliaj ka paguar në mënyrë të paligjshme shpenzimet për ujë, energji, roje, mirëmbajtje si dhe një numër taksash të tjeta për Topin për shkak se ishte në koalicion me të. Deri në 2017 një nga nënkryetarët e bashkisë, Andi Seferi i përkiste FRD, ndërkohë që edhe disa ndërmarrje kishin zyrtarë të FRD.
Vetë kryetari i bashkisë ka publikuar sot dokumentin ku thuhet se FRD i mbaroi kontrata në 2017.
Ai e mbajti pa asnjë dokument katër vite ndërsa ditën kur partia bën koalicion me PD dhe Bamka largohet nga kryesimi i partisë, vendos ta nxjerrë me dhunë. FRD nuk mund të dalë prej aty pa u shpjeguar situata ligjore dhe pa u kthyer paratë e papaguara nga Bamka. Ndryshe Veliaj ti paguaj nga xhepi i tij ato shpenzime.
FRD deri në 2016 kishte zyra të tjera ku paguante 1000 euro qera mujore shto dhe shpenzimet e tjear dhe taksën e tabelës, gjelbrimit, arsimit, televizionit etj.
Zyrat e vjetra të FRD
Kontrata e 2016 mes @BashkiaTirane dhe partise qe Saliu i rrembeu ish Presidentit ka qene per VETEM 1 VIT!
Ka 4 vite qe ndertesa zaptohet pa kontrate. Keto jane faktet. Lironi ndertesen publike, po keni pak dinjitet!”, shkruan Veliaj duke përmendur edhe fjalën dinjitet😀.
🥊🥊 Per permbaruesin e dhunshem te Saliut ne Presidence:
Kontrata e 2016es mes @BashkiaTirane dhe partise qe Saliu i rrembeu ish Presidentit ka qene per VETEM 1 VIT!
Ka 4 vite qe ndertesa zaptohet pa kontrate. Keto jane faktet. Lironi ndertesen publike, po keni pak dinjitet! pic.twitter.com/qrrbKB8USY
— Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) March 15, 2021
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













