Gjekmarkaj, Ramës: Nuk ke mbajtur grua më shumë se 4 vjet e po mban pushtet 12 vjet!

Shares

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka replikuar me Ramën sot pasi ky i fundit komentoi Gjekmarkajn e Markun negativisht.

“Erdhi duke rendur e dihatur si i marri, na sulmoi ne shtëpinë tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojnë batutat e lodhura te një gënjeshtari bullist! Rren  kur flet, rren  kur hesht, rren  kur është i gëzuar , rren kur është i mërzitur  por sot tha një te vërtetë! Ja kemi kundërshtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse është një ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partitë qe pedagoget i do për komisare e punëtore propagande!

Do ja rrezojnë ne ditët e para te  Qeverise Basha , do e bëjmë siç duhet , bashkëkohore , me universitetet zë i pare , jo për t’ja dorëzuar Universitetet Partisë por Shqipërisë, studenteve dhe pedagogeve te saj , për ti ngritur  ato ku i kërkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojnë krenaret e qendrestaret, sundimtarin e  rrezojnë njerëzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur një grua me shume se katër vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zërë nen vete siç e meriton një birbo e teveqel i bllokut!” tha Gjekmarkaj. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...