Është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare mjeku i QSUT-së Gerond Husi. Ai shërbente në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar me dhimbje për humbjen e mjekut.
Postimi i plotë i ministres:
E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëlqyer, që nuk ia doli dot në betejën me covid19.
Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët.
Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës dhe djalit të tij të dashur, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm. U prehsh në paqe Dr. Geri
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












