Kreu i opozitës, Lulzim Basha është pritur nga qindra qytetarë në Lezhës sot paradite.
Basha ka takuar dhjetra biznese që janë ankuar për situatën ekonomike ku ndodhen, ndërsa ka ecur shoqëruar me mbështetësit e tij nëpër qytet si dhe kandidatët për deputetë Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku.
“Do punojmë si ekip t’ju çlirojmë nga ankthi dhe taksat e larta. Do largojmë oligarkinë dhe t’i shërbëjme qytetarëve. Të ndalim këtë të keqe. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme për zhvillim. Kemi planin për të ndihmuar biznesin e vogël, turizmin dhe të rinjtë. Do bëjmë një qeveri për të ndihmuar qytetarët jo veten. Do të jemi të gjithë bashkë.”-tha Basha.
Ndërkohë që përgjatë marshimit, qindra qytetarë e kanë përshëndetur kreun e Partisë Demokratike. “Rama ik” ka qenë fraza që është dëgjuar masivisht gjatë transmetimit të takimit të kryetarit të PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












