Makina e prokurorit, prej dy vitesh parkohej në të njëjtin vend ku shpërtheu

Shares

Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e makinës së prokurorit Arjan Muça parkingun e qendres Kristal.

Muca është anëtar i Keshillit të Lartë të Prokurorisë ndlrsa e shoqja është gjyqtare në gjykatën administrative në Tiranë.

“Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit”, njofton policia e Tiranës.

Drejtori i policisë së Tiranës i cili shkoi në vendngjarje ka treguar se sasia e eksplozivit ishte vënë në pjesën e parakolpit.

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dy vjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e para kolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”, tha Jaupaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...