Murqina fshati i njohur nga permbytjet dhe plot pesë herë radhazi këtë vit ka provuar situatën e vështirë nga ky fenomen. Starti i nisjes së fushatës elektorale të opozitës ishte pikërisht Murqina aty ku i pranishë dhe kreu i PAA Agron Duka dhe dy kandidatët e PD përkatësisht Aulon Kalaja dhe Andia Ulliri të cilët janë takuar me banorët. Ndërsa Duka i prezantoj banorëve programin ambicioz të PD dhe aleateve te saj në bashkëqeverisjen e ardhshme. Duka premtoj subvesione në bujqësi dhe investime si dhe mbështetje për fermerët krutanë. Ndërkohë ai ka sulmuar ashpër kryeministrin aktual për dështimet gjate qeverisjes së tij gjatë dy mandateve.
Ndërsa kanditatët për deputetë Andia Ulliri dhe Aulon Kalaja i kanë premtuar ndryshim themlbësor gjatë qeverisjes së ardhshme duke e nisur tranformimin nga ky fshat në investimi në patrimin e lumit Ishëm si gangrenë për këta banorë të cilët çdo vit dështojnë në prodhimet bujqësore nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet që shkaktohen në disa zona të Krujës.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











