45 familje që banojnë në fshatin Katund i Ri, sapo kalon Metalurgjikun, janë vetëm 5 minuta larg Elbasanit, nëse do të kishte rrugë.
Ky komunitet është një shembull i gjallë, se si qeveria ka braktisur njerëzit në 8 vite.
Mund të shkohet vetëm me fuoristradë, sepse akush nuk është kujtuar të bëjë pak më shumë se 1 km rrugë.
Akoma më keq situata bëhet kur ka reshje.
Mungesa tjetër e madhe, është se nuk ka një qendër shëndetësore.
Banorët i thonë Drejtuesit Politik të PD për Elbasanin, se kaq kërkojnë, një rrugë dhe një qendër ku të shkojnë kur u sëmuret një fëmijë apo një i moshuar.
“Në vitin 2021, sdo të duhej të flinsim për mungesën e rrugës. Do të duhej sot të flisnim për projekte konkrete zhvillimi, që sjellin punësim, apo nxitje të bujqësisë e blegtorisë. Jemi duke fol për rrugën, sepse në 8 vite këta nuk bënë asgjë. Nëse do kishin vijuar me ritmin e punëve që bëmë ne kur ishim në qeveri, që bëmë tunelin e shumë vepra, atëherë kjo rrugë këtu do ishte bërë”, u shpreh Gazment Bardhi.
Banorët shprehen se ata punojnë dhe jetojnë vetë, u duhen vetëm gjërat që janë detyrim i shtetit.
Gazment Bardhi i siguroi se me ndryshimin që do të vijë me 25 prill, këto probleme do të zgjidhen.
“Duhet vënë një standard, u tha Bardhi banorëve, kush politikan premton, dhe nuk e mban fjalën, kush mashtron nëpër fushata dhe nuk kujtohet më për njerëzit, nuk duhet votuar”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












