Tetë personat e arrestuar në Krujë për kultivim kanabisi janë lënë në burg nga gjykata, ndërsa dy të tjerë janë lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa një tjetri me masën “detyrim paraqitje”.
Në aksionin e policisë u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.
Dy ditë më parë policia deklaroi njoftoi se puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal vazhdon ende.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











