Mbyllet pa incidente protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës

Shares

Është mbyllur dhe për sonte protesta e zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rashës nga efektivi i forcave Shqiponja.

Në ndryshim nga protestat e tjera, në protestën e sotme nuk pati asnjë incident dhe edhe pse më e vogël në numër kishte qytetarë të të gjitha moshave.

Policia pati ngritur postblloqe të shumta në pikat kryesore të Tiranës dhe ka ushtruar vazhdimisht kontrolle kryesisht ndaj të rinjve.

Në protestën e sotme protestuesit përveç thirrjeve “Drejtësi për Klodianin” kërkuan lirimin e të rinjve të ndaluar nga policia në protestat e ditëve të fundit.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...