Kosovë/ Ulet numri i viktimave dhe I rasteve të reja nga Covid-19

Shares

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë është ulur numri i rasteve  dhe i viktimave nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive.

Brënda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërkohë që një ditë më parë ishin 12 viktima. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç),  Gjakovë 1 rast (60 vjeç),  Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551.

/DRONI.al/ l.b

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...