Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) lajmeroi sot se gjashte efektive policie ne Vlore janë nën akuzë për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e kanabisit.
Nje efektiv eshte ne pranga, një është shpallur në kërkim dhe katër po hetohen në gjendje të lire nderkohe qe te gjithe janë pezulluar nga detyra.
David Faka 56 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”;
Arjan Tase 36 vjeç, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
Artur Veshaj 54 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve/Përgjegjës i Shërbimeve për Krimet, me masë personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
Ilir Kadena 49 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
Alem Llanaj 26 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.
“Pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë, veprimet dhe mosveprimet e të cilëve kanë favorizuar shtetas të ndryshëm në veprimtarinë e kultivimit të narkotikëve.
SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor”, thuhet ne njoftimin e SHCBA.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












