Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Shares

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen 24 Maji në Vlorë. Denoncimi në komisariat është bërë nga banorët e zonës ndërkohë që nuk ka raportim për të plagosur.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një grup të rinjsh janë konflikutuar në një lokal, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Vlorë/Informacion paraprak:

Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë policia ka shoqëruar 4 persona që kanë lidhje me ngjarjen.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...