Policia del para gjykatës: Kam vrarë një njeri, merrni cfarëdo mendimi
Nevaldo Hajderaj, efektivi 31-vjeçar i forcave Shqiponja i cili qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha tha sot në gjykatë se mund të merrni cfraëdo vendimi që dëshironi.
“Kam vrarë një njeri, mund të merrni cfarëdo vendimi që dëshironi. Kjo që më ka ndodhur mua mos I ndoshtë kujt. Gjithcka ndodhi për 4-5 minuta”, ka thënë ai para togave të zeza.
Gjatë dëshmisë në prokurori është folur edhe për përplasje fizike mes Klodianit dhe policit, gje qe nuk u permend ne seance.
Hajderaj qëlloi mbi 25 vjecarin pas mesnatës së të hënës në zonën e Laprakës
Prokuroria kërkoi burg për policin i cili nga një hetim i kryer nga SHÇBA rezultoi se shkeli ligjin duke qëlluar për vdekjen Klodian Rashën, pavarësisht se deklaroi se e ndërmori këtë hap pasi ju duk sikur 25-vjeçari i drejtoi armën.
Sipas njoftimin të policisë të shpërndarë mëngjesin e së hënës në rrugicat ku u ndoq Rasha, u gjet një armë e mbushur e cila dyshohet se i përket pikërisht atij.
Por prokurori i çështjes ka rezultuar se në armë nuk janë gjetur gjurmë gishtash çka e bën të pamundur përcaktimin nëse arma i përket apo jo Rashës.
Masa e sigurisë u dha arrest me burg. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












