Zyra e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me vdekjen e të riut Rasha dhe protestat që kanë përfshirë kryeqytetin dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Teksa shprehin keqardhje për vdekjen e të riut gjithashtu në reagimin e bërë kërkohet që të veprojë ligji dhe të ndalohet çdo lloj dhune.
Reagimi i plotë
Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












