Gjykata ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. Hajdaraj është shprehur gjatë seancës së sotme se është penduar për veprimin e kryer, ndërsa ka kërkuar që familja e viktimës të ishte në seancë në mënyrë që t’i kërkonte falje
Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për efektivin, pasi efektivi kishte qëlluar dy herë në drejtim të 25-vjeçarit në rrugën “Dritan Hoxha”. Nga të dhënat, organi i akuzës doli në përfundimit se nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.
/DRONI/ al l.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












