Durrësi në flakë, protestuesit djegin dhe pemën e Krishtlindjeve

Shares

Përveçse në Tiranë protesta të dhunshme po zhvillohen dhe në qytetin e Durrësit, ku të rinjtë e revoltuar i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjeve në sheshin kryesor të qytetit.

Të rinjtë, kryesisht të moshave 15-25 vjeç, e kanë nisur protestën fillimisht përballë komisariatit të policisë, dhe u zhvensosën më pas në rrugë dhe pjesë të ndryshme të qytetit.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët, djegur koshat e plehrave, sulmuar me gurë dhe vezë godinën e policisë dhe së fundmi janë zhvendosur drejt sheshit të qytetit ku dhe dogjën pemën e festave të fundvitit.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...