Berat/ Gjendet i pajetë 88-vjecari në banesë nga miku i tij i ngushtë

Shares

 

Mëngjesin e sotëm gjendet i pajetë një  88-vjecar në lagjen  “10 Korriku” në qytetin e Beratit .Ai është gjetur nga shoku i tij, me të cilin pinte kafe çdo mëngjes.

Ka qenë shoku i 88-vjeçarit, që duke parë se miku i tij nuk po përgjigjej në telefon dhe nuk kishte dalë nga banesa, ka njoftuar Policinë. Në banesën e të moshuarit kanë shkuar forca policie, që pasi kanë hapur me vështirësi derën e jashtme,e kanë gjetur trupin e tij të pajetë, të shtrirë në kreva.

Menjëherë është lajmëruar Morgu i Spitalit të Beratit,ku edhe po kryhet autopsia mjeko-ligjore,për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes. Mësohet se 88-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, pasi fëmijët e tij ndodhen jashtë shtetit, ndërkohë që komshinjtë kanë deklaruar se i moshuari ishte prej disa vitesh i sëmurë.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...