VIDEO/ Salianji reagon për dhunën ndaj protestuesve “Duhet drejtësi, jo larje duarsh”

Shares

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nëpërmjet një videoje në Facebook për dhunën që Policia e Shtetit ka përdorur mbi protestuesit.

Salianji shprehet që padrejtësia është bërë normalitet dhe dhuna metodë, por duhet drejtësi.

https://www.facebook.com/995129670509509/posts/3644923558863427/

Statusi i plotë:

Dhuna dhe represioni vazhdon dhe në mes kamerave mu poshtë dritares së Ramës dhe Ruçit! Përgjegjës është Rama ai e drejton policinë dhe drejtuesit e saj. Lleshaj u dorëhoq publikisht që në datë 11 Shtator?!  Si mund të dorëhiqet i dorëhequri?! Padrejtësia është bërë normalitet, maskarai është kthyer model, dhuna metodë, pasurimi në kurriz të qytetarëve në dobiçllëk, jeta njerëzore e pavlerë, përgjegjësia para ligjit sipas pasurisë dhe lidhjeve. Maskarallëku që pasi të zhvatin, rrahin dhe vrasin tentojnë me deklarata zyrtare të fajësojnë viktimën është çnjerëzore dhe përbën vepër penale për pengim të drejtësisë, shpërdorim detyre! Duhet drejtësi jo larje duarsh.” shkruan Salianji.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...