Kryeministri Rama në një komunikim të drejtëpërdrejtë ku ka folur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rashës është shprehur që ministri Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen.
“Sot iu them të gjithë efektivëve: Ndihuni krenarë për uniformën, sakrificën. Rasti është përjashtim tragjik që përjashton rregullin se Policia është mbrojtëse. Menjëherë pas ngjarjes ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen”, tha kryeministri.
Rama u shpreh që Ministri i Brendshëm i dorëzoi dorëheqjen mbrëmë, por nuk tha nëse e pranoi apo jo.
Reagimi i kryeministrit vjen 3 ditë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic i forcave Shqiponja pranë shtëpisë së tij pasi kishte shkelur orën policore.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












