Protesta për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rashës vazhdon edhe mbrëmjen e sotme. Momentet e tensionit kanë qenë të shumta edhe sonte teksa qytetarët kanë goditur me gurë dhe sende të forta kundrejt policisë, kanë thyer xhama dhe derën kryesore të Ministrisë së Financave si dhe kanë dëmtuar e djegur kazanët e plehrave.
Policia është përgjigjur duke u përpjekur të shpërndajë protestuesit me gaz lotësjellës, por duke qenë se ata kanë rezistuar forcat e policisë dhe autoboti me ujë që ndodhej afër kryeministrisë kanë shkuar në drejtim të protestuesve që ndodheshin kryesisht në rrugën Myslim Shyri.
Ndaj qytetarëve është hedhur ujë me presion për ti shpërndarë ndërsa janë shtuar forcat e policisë.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












