Ndizen qytetet nga revoltat e te rinjve, ne Lezhe, Korce, Vlore, Lushnje…

Shares

Ne disa nga qytetet kryesore po zhvillohen protesta te medha kunder qeverise dhe nderim ndaj te riut Klodian Rasha qe u vra nga policia ne dere te shtepise.

Qytetare te shumte ne Korce, me pankarta në duar, kanë ndezur qirinj për të përkujtuar 25-vjeçarin e vrarë nga policia, Klodian Rasha.

 

“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, kanë qenë thirrjet e tyre. Nga pamjet e siguruara nga “Panorama” shihet se protestuesit kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.

Po ashtu ata kanë djegur dhe pemë dekorative, ndërsa më pas protestuesit kanë nisur të qëllojnë më gurë edhe oficerët e policisë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një oficer, por ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij.

Ka vijuar me tensione protesta në Lezhë, pasi qytetarët pasi kanë dëmtuar portën e Prokurorisë, së qytetit. Po ashtu ata kanë thyer xhamat e kabinës ku qëndronte roja i institucionit.

Më pas protestuesit e qytetit të Lezhës, pasi janë mbledhur para obeliskut të Besëlidhjes, kanë nisur marshimin drejt policisë dhe janë ndaluar para komisariatit. Ata kanë hedhur shashka në drejtim të godinës si dhe kanë bllokuar rrugën.

Edhe të rinjtë e Vlorës janë ngritur në protestë, për vrasjen e Klodian Rashës.

Nderkohe qe Lushnja eshte mbuhsur plot me protestes per te dyten ditr resht. /DRONI.al/

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...