Lleshaj flet pas doreheqjes: A ka prapaskena ne largimin e tij, ja cfare parashikoi Berisha pak orë më herët

Shares

Sandër Lleshaj tha në një lidhje live në emisionin “Opinion”, se dorëheqja ishte akt sovran i tij, dhe nuk është detyruar në asnjë moment nga Rama.

Lleshaj: Ju mund ti jepni krah fantazisë suaj, por dorëheqja jepet vetë. Është një aks individual dhe akt sovran i imi.

Fevziu: Pse arritët në këtë përfundim për dorëheqjen? Sepse ka një kontradiktë mes aktit tuaj dhe deklaratës së kryeministrit.

Lleshaj: E vetmja kontradiktë që mund të identifikohet është ajo me përvojën e shëmtuar të akumuluar në Shqipëri për dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka disa dimensione. Kemi një djalë të ri i vrarë nga një polic.

Ka një tension politike. Unë dua të distacohem nga një praktikë e shëmtuar, e atyre që s’kanë të drejtë të ngrenë as bishtin dhe as dorën.

Por ish Kryeministri Berisha thote se Lleshaj ishte shkarkuar nje dite me pare dhe se kete e ka lajmeruar miku i Rames, Baton Haxhiu ne emisionin Opinion.

“Lleshaj ministri i trete qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi!

Miq, ata qe ndoqen mbreme ne TV Klan emisionin Opinion te Blendi Fevziut, kuptuan qarte se fati i Gjeneral Hashashit ishte vendosur. Vendimin e komunikoi si me plotfuqi Baton Stanishiq.

Natyrisht nuk kam dhe nuk mund te kem asnje keqardhje per largimin e Leshajt por nuk mund te pajtohem me faktin qe vendimet per kabinetin ne Tirane merren njelloj si 75 vjet me pare ne Beograd.

Miq, Lleshaj i cili politikisht ndjese paste nuk eshte i pari minister qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi.
Para tij jane edhe Xhafaj dhe ne paraemerim por pas komunikimit nga Rama eshte edhe Veton Surroi, te cilin Beogradi nuk mund ta pranonte per shkak te qendrimit te palekundur qe ai ka mbajtur per pavaresine e Kosoves”, shkruan Berisha disa ore para se Lleshaj te deklaronte doreheqjen. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...