Kosovë/ 562 të infektuar dhe 13 viktima janë regjistruar nga Covid-19

Shares

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 562 raste të reja dhe kanë humbur jetën 13 persona nga COVID-19. Ajo që vërehet është fakti se në vend gjatë 24 orët e fundit janë shënuar më shumë të shëruar të cilët kanë qenë plotë 761 persona se sa të infektuarit, gjë që përbënë një lajm shpresëdhënës.

Qytetet të cilat mbeten ende  vatra infektimesh janë Prishtina, Podujeva, Mitrovica dhe Peja.

Aktualisht numri total i infektimeve në vend ka arritur 45.004 ndërkohë që numri i viktimave nga COVID-19 është 1.161 që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave parandaluese të marra nga qeveria kosovare.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...