Dy vellezerit Andrea dhe Martin Olldashi ishin te vetmit femije te dy prinderve pensioniste.
E ema ka punuar ne banke por tani eshte ne pension ndersa i ati merrej me peshkim.
“Nuk e di do të gjenden apo jo autorët. Unë me hasëm nuk i kisha atë le ta gjejë shteti. Për djemtë e mi le të pyesin pallatin”, tha nena e te rinjve sot pyetur nga gazetaret ne lidhje me shkaqet e vrasjes.
Edhe fqinjet e vellezerve thane se nuk kishin trazuar njeri ne pallat apo lagje.
“Shume çuna të mirë janë. Telashe këtu nuk kishin. I ati i tyre merrej me peshkim, e ëma punonte në bankë dhe ka dalë në pension. Ndërsa vetë ata si të gjithë çunat tona që janë pa punë të gjithë në Shqipëri. Jemi të tronditur. Gjynah. Kishin vetëm këta dy djem. Ai që e ka bërë ju thaftë dora”, thotë nje banor i pallatit per dy djemte ndersa bisedonte me gazetaren e abcnews.
Me 7 dhjetor nëna e dy vëllezërve ka bërë denoncim pranë komisariatit të policisë pasi dy vëllezërit ishin larguar.
Dy djemte janë goditur më katër plumba, dy njëri nga viktimat në pjesën e kokës dhe dy viktima tjetër./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












