Përdorin emrin e Rudina Magjistarit për të bërë para përmes mashtrimeve në rrjete sociale.
Persona të panjohur kanë hapur në “Facebook” llogari të rrejshme dhe ka përdorur emrin e Rduinës dhe të dhënat e saj ku edhe deklarohet se ka ndërmend të shpërndajë para për ndjekësit.
Moderatorja është befasuar me këtë dhe përmes një statusi në Instastory i ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.
“Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan Rudina Magjistari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













