Protestuesit i kanë vendosur flakën pemës së Krishtlindjeve të vendosur nga Bashkia Tiranë për festat e fundvitit, si per te thene zyrtareve te larte te bashkise dhe qeverise se nuk do te gezoni nderkohe qe vrisni.
Efektivët policor kanë hedhur gaz lotsjellës nga taraca e Bashkisë për të bërë të mundur shpërndarjen e turmës. Ne fakt te rinjte jane shperndare per momentin nderkohe qe prej 3 oresh po zhvillohet proteste.
Protestuesit kanë shkruar sërish drejt ministrisë se Punëve të Brendshme duke lene pas kryeministrine duke hedhur gurë në drejtim të institucioneve përreth.
Protestuesit sulmuan godinën e Bashkisë së Tiranës. Xhamat e një prej dritareve është thyer me gurë. Po ashtu, mësohet se policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës në drejtim të turmës.
Sheshi “Skënderbej” ka nje pamje me tym dhe flakë.
Nderkohe protestuesit benin thirrje per te vijuar te drejtoria e Policise se Shtetit. /DRONI.al/





/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













