Nëse spiunon shitjen e votës shpëton nga burgu, ndryshimet më të fundit në Komisionin e Ligjeve

Shares

Shitja e votës në këmbim të parave është një vepër penale e cila dënohet me burg.

Por në ndryshimet më të fundit ligjore të miratuara në Komisionin e Ligjeve thuhet që nëse pendohesh për këtë veprim dhe e rrëfen rastin në KQZ apo në Prokurori, i shpëton përgjegjësisë penale.

“KQZ është e detyruar të ngrejë njësinë e sinjalizuesve. Këta bashkëpunëtorë të drejtësisë nuk mbajnë përgjegjësi penale. Është kërkesë e opozitës, synon të luftojë krimet zgjedhore”, shprehet Fino dhe shton që “Ne vetëm po i bëjmë qejfin opozitës jashtë parlamentare”.

Këtu përveç shit-blerjes së votës përfshihet edhe dhënia e premtimeve për vende pune apo të ngjashme me këto. Gjithsesi, mes socialistëve ka nga ata që e shohin të panevojshëm këtë ndërhyrje.

Për këtë dhe çështje të tjera që u kërkuan që në pranverë nga PD dhe LSI në Këshillin Politik Kuvendi do të miratojë në 17 dhjetor 6 ligjet e fundit që përmbyllin paketën e 5 qershorit të dalë nga Këshilli Politik.

Këtu përfshihet edhe ashpërsimi i Kodit Penal për dënimin e krimeve zgjedhore, si dhe dhënia e kompetencës që SPAK të hetojë veprat penale për votën.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...