Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron policinë, 8 policë të plagosur dhe 2 civilë. Njëri rrezikon të humbasë syrin

Shares

Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar njoftimin e bërë pak momente më parë nga policia e shtetit ku thuhej se janë plagosur 9 efektivë policie, nga të cilët tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se të lënduarit janë 8 punonjës policie dhe dy qytetarë të cilët po trajtohen në spitalin e Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”.

Ne spitalin e Traumes aktualisht po trajtohen 7 punonjes te policise dhe 2 protestues gjendja e të cilëve është e stabilizuar. Në Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Informacion ne perditesim/ Ministria e Shëndetësisë: 8 policë dhe 2 protestues të lënduar. Njeri prej policeve, rrezikon humbjen e syrit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka derguar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.

Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe 2 protestues ne gjendje te stabilizuar.

Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...