Përveçse në kryeqytet protestat për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha u zhvilluan paralelisht edhe në qytetin e Durrësit dhe Gjirokastrës.
Më thirrjet “Unë jam Klodiani” protestuesit marshuan duke bërë apel për drejtësi para godinës së Prokurorisë dhe Policisë në Durrës. Protestuesit u shprehën se një rast tragjik si ky duhet të paktën të ketë reagime dhe të vendoset drejtësi.

“Poshtë Diktatura”, “Drejtësi për Klodian” ishin edhe thirrjet e protestuesve në marshimin e tyre rrugëve të qytetit të Gjirokastrës. Qytetarët u ndalën tek Prefektura ku dhe ndezën qirinj, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut.
Ndërsa protestuesit u shprehen të tronditur për vrasjen e të riut ata gjithashtu kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














