Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla merret i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë.
Gjykata vendosi kalimin në gjyq për akuzën sipas nenit 257/a/2, me te cilen ish-Kryeprokuri rrezikon të dënohet me gjobë deri në tri vite burg.
Po ashtu Gjykata ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i ishte vendosur sekuestro, me perjashtim te njeres prej tyre.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të Adriatik Llallës, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale:
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












