Zvicra ka raportuar se 876 vendet e terapisë intensive të çertifikuara dhe të njohura nga shoqëria zvicerane e mjekësisë intensive, janë “praktikisht të gjitha të zëna” për shkak të emergjencës së krijuar nga koronavirusi.
Kjo bëhet e ditur në një komunikatë të bërë publike nga shoqëria, raporton ANSA, teksa shton që kjo që po ndodh në Zvicër konsiderohet si frika më e madhe për shumë vende pasi ezaurimi i vendeve nëpër spitale fut në zbatim protokollin e triazhimit, që nënkupton se do të jenë mjekët ata të cilët do të vendosin se cilët janë pacientët që kanë më shumë shanse për të mbijetuar.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjidhja e Zvicrës në këtë rast, nëse do të aplikojë skemën e triazhimit apo do të zgjerojë numrin e vendeve të terapisë intensive që njihen nga shoqëria mjekësore zvicerane.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/