SHBA/ Zgjidhet senatorja e parë transgjinore

Shares
attends The Human Rights Campaign 2018 Los Angeles Gala Dinner at JW Marriott Los Angeles at L.A. LIVE on March 10, 2018 in Los Angeles, California.

Fitorja në Delaware e bën Sarah McBride senatoren e parë transgjinore të shtetit në SHBA.

30 vjeçarja e cila mundi republikanin Steve Washington, ka punuar si sekretare shtypi e grupit të LGBTI në Fushatën për të Drejtat e Njeriut dhe ishte stazhiere në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Obama.

“Shpresoj që kjo natë mund t’i tregojë një fëmije LGBTI se demokracia jonë është mjaftueshëm e madhe edhe për ata”, tha ajo.

McBride nuk është e vetmja kandidate transgjinore që ka bërë histori gjatë zgjedhjeve. 26 vjeçari, Taylor Small i Vermont u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Stephanie Byers bëri histori në Kansas si personi i parë trans me ngjyrë që u zgjodh në një legjislaturë të shtetit.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...