Dy të rinjtë kapen në Kukës me letra false

Shares

Dy të rinj të identifikuar me inicialet  E. B., 28 vjeç dhe E. Ç., 22 vjeç, janë vënë në pranga në Kukës pasi u ndaluan nga policia. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” u gjetën një leje drejtimi automjeti polake dhe një letërnjoftim polak të dyshuara të falsifikuara si dhe një shkop bejsbolli.

Policia i sekuestroi ato në cilësinë e provës materiale ndërsa të rinjtë akuzohen për 2 vepra penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Morinë-Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin E. Ç., u gjetën një leje drejtimi automjeti polake dhe një letërnjoftimi polake me të dhënat e shtetasit polak M. B., të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.”

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...