Zgjedhjet në PD/ Bardhi:Kandidatët e Ramës do i zgjedhë Niçja nga burgu

Shares

Në një reagim të bërë në Facebook, Gazment Bardhi u shpreh se Edi Rama është i shqetësuar nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve në partitë shqiptare, përzgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia e PD sepse procesi ka angazhuar me mijëra qytetarë, që janë gati për zgjedhjet që do sjellin ndryshimin.

“Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS.” u shpreh Bardhi në statusin e tij.

Ai shtoi që qytetarët do zgjedhin PD dhe kandidatët që ata vetë kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do të përzgjidhen nga Niçja i Shijakut e kësaj here nga burgu.

Bardhi për ta mbyllur postimin e tij kujtoi disa nga deklaratat e partnerëve ndërkombëtar dhe i sugjeron  Ramës që ta marrë si shembull:

“THIBAULT MUZERGUES
Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Dje, @lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin”.

ALEX SHELBROOKE
Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik

“Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”.

FONDACIONI BRITANIK “WESTMINISTER FOUNDATION FOR DEMOCRACY”

“Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi dje se po krijojnë një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën e tyre partiake është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurrues dhe meritokratik. Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model”.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...